Një zyrtar i lartë i mbrojtjes amerikane deklaroi gjatë një interviste këtë të hënë se “pothuajse të gjitha” përparimet ruse në Ukrainë “mbeten aktualisht të bllokuara”.
“Forcat ruse që lëvizin në Kiev nuk kanë përparuar ndjeshëm gjatë fundjavës. Sulmet në qytetet Chernihiv dhe Kharkiv gjithashtu mbeten të bllokuara.
Ukraina vazhdon të mbrojë Mariupolin, megjithëse qyteti mbetet i izoluar. Forcat ruse kanë përparuar dhe janë afruar më pranë qytetit të Mykolaiv”, tha ai për CNN.
Zyrtari amerikan shtoi se për sa i përket hapësirës ajrore të Ukrainës situata mbetet e paqartë nëse ka një epërsi në kontroll në raport me forcat vendase.
“Presidenti rus Vladimir Putin ka “100% të forcave të tij të mbledhura brenda Ukrainës”, tha zyrtari. zyrtari./m.j