Një gazetar britanik është plagosur rëndë ndërsa në Ukrainë vijojnë përplasjet mes forcave ruse dhe atyre vendase.
Sipas raportimeve, gazetari ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore, në reanimacion. Lajmin e konfirmoi prokurorja Irina Venediktova. Kujtojmë se një gazetar amerikan, Brent Renaud humbi jetën ditën e djeshme në Irpin.
Shefi i policisë së Kievit, Andriy Nebytov njoftoi dje se renaud u shenjestrua nga ushtaret ruse.
Ky është rasti i parë i raportuar i vrasjes së një gazetari të huaj që mbulon luftën në Ukrainë. Kolegu i tij, i cili mbeti i plagosur ka deklaruar se në momentin që janë qëlluar ata po filmonin refugjatët që po largoheshin./m.j