“Për atë proteste turpi nuk lëvizja as gishtin e vogël të dorës unë, po qoftë për krizën e energjisë që e kam paralajmëruar kur disa thoshin kjo është lojë dhe qofte për krizën e çmimeve nga lufta për të cilën e lajmërova që në fillim të javës së shkuar paketën e mbështetjes, qeveria është vënë në lëvizje kur ata që protestojnë sot flinin gjumë! Sa për protestën ajo është një turp kombëtar, i organizuar nga sharlatanë e delirantë që kujtojnë se u erdhi ora dhe i furnizuar me njerëz nga nongratat e shpallur e të pashpallur, një amalgamë qeniesh që atdheun e dinë shesh për të bërë përshesh, e që e bënë Shqipërinë të vetmit vend në botën demokratike, ku protestohet për çmimet që rriti lufta, tamam siç do t’i donte Kremlini të tëra sheshet e Europës sot, ku të tjerët protestojnë kundër luftës në Ukrainë, e jo për pasojat e para të saj mbi çmimet!”, shkruan Rama.
Edo, kujdes me keto deklarata se do kesh pune me Aida Shtinon. E di ti c’te punon ajo!