Operatori i rrjetit energjetik të Ukrainës ka thënë se forcat ruse kanë dëmtuar dhe një herë linjën e energjisë elektrike në centralin bërthamor të Çernobilit.
Kjo vjen 3 ditë pasi Ukraina raportoi se i gjithë kontakti me termocentralin ka humbur. Centrali bërthamor i Çernobilit u mor nga forcat ruse javën e kaluar gjatë pushtimit të tyre në Ukrainë.
Të dyja linjat e energjisë së vendit u dëmtuan kur rusët morën kontrollin, duke e shkëputur atë nga rrjeti.
/a.r