Nafta ka shënuar një rënie të konsiderueshme sot në bursë teksa negociatorët ukrainas dhe ata rusë filluan një raund tjetër bisedimesh dhe pasi presidenti i Ukrainës u shpreh në fundjave se bisedimet me Moskën treguan disa shenja për t’u bërë më thelbësore.
Sot, çmimi i naftës bruto ka rënë me 5% ndërsa një fuçi kushton diçka më pak se 104$. Vetëm tri ditëmë parë fuçia ishte mbi 109 dollarë amerikanë.
Një tjetër faktor që ka çuar në rënien e çmimit, sipas analistëve të tregjeve, është edhe futja në karantinë e 17.5 milionë njerëzve në Shenzhen të Kinës, pas shpërthimit të Covid atje. Ky rajon tashmë është i bllokuar dhe udhëtimet nuk lejohen.
Sipas analistit Ole Hansen, karantinimi i këtyre banorëve ka sjellë uljen e çmimit pasi ka dhe një rënie kërkese nga miliona kinezë. Po ashtu, deklaratat optimiste të Volodymyr Zelenskyyt janë një tjetër faktor shpresëdhënës se luftës mund t’i vijë fundi shpejt.
Marrë me shkurtime nga Bloomberg / Javanews.al
BREAKING: WTI crude oil now down 5%
— The Spectator Index (@spectatorindex) March 14, 2022