Prej pesë ditësh qytetarët kanë protestuar kundër rritjes së çmimeve, në qytete të ndryshme në vend.
Së fundmi kryeministri Edi Rama, ka replikuar me ndjekësit e tij në facebook lidhur me situatën aktuale.
Përgjigja e kryeministrit Edi Rama:
“E para Edona e ka thene ate ne vitin 2017 kur as e njihja dhe as me njihte dhe per cdo shqiptar qe kupton shqip dhe degjon ate qe thuhet, ajo ka bere ironi me mua, e qe ta dine ata qe e perflasin kete pjese, nje nga arsyet pse e kam ftuar Edonen ne PS ka qene fakti se ishte nje njeri kritik me PS nga shoqeria civile! E dyta fatura e energjise nuk varet nga sa njerez ka ne shtepi po nga konsumi dhe nese te vjen aq shumezoje per 5 se aq e ka cmimin real sot energjia dhe kije parasysh qe ate pjesen tjeter ta paguan qeveria! E treta faturat e energjise e te ngrohjes ne Europe i kam pare, merre nje nga ata familjaret qe ke ne Gjermani e ma posto qe te bejme krahasimin! E katerta per naften e ke shpjegimin te gjere e te gjate ne video mjafton ta degjosh! E pesta cmimet e shportes ti nuk i ke pas njejte me apo me shume se gjermanet pervecse ne ndonje enderr qe mund te kesh pare dhe sot nuk i ke absolutisht njejte se shume me shume jo e jo! Dhe e fundit, taksat e naftes nuk do te ulen, per te gjitha arsyet qe i ke edhe ne kete video dhe qe po te duash mund t’i degjosh! Shendet e mbaresi”
/b.h