Rusia ka vendosur një kryebashkiak të ri të Melitopolit pasi rrëmbeu kryebashkiakun e parë në fillim të javës, ndërsa Putini forcon kontrollin e tij në qytetin ukrainas.
Galina Danilchenko, një ish-anëtare e këshillit të qytetit, u shpall si kryetare e re e bashkisë në TV lokale të shtunën, sipas faqes së internetit të administratës rajonale të Zaporizhzhia.
CNN dhe Sky Neës raportuan se Danilchenko u prezantua si kryebashkiaku në detyrë në TV lokal pa zgjedhje, duke zëvendësuar Ivan Fedorov, kryetarin e zgjedhur të Melitopol. Danilchenko tha se detyra e saj kryesore është “të marrë të gjitha hapat e nevojshëm për ta rikthyer qytetin në normalitet”, në një deklaratë televizive të postuar nga administrata në Telegram.
Ajo pretendoi se njerëzit në Melitopol do të përpiqeshin të ‘destabilizonin situatën’ dhe ‘të provokonin një reagim’.
“Unë kërkoj nga ju që të mbani mend pdhe të mos dorëzoheni para këtyre provokimeve,” tha Danilchenko. “I bëj thirrje deputetëve të zgjedhur nga populli në të gjitha nivelet. Meqenëse jeni zgjedhur nga populli, është detyra juaj të kujdeseni për mirëqenien e qytetarëve tuaj.’
Më pas ajo propozoi krijimin e një ‘Komiteti të Zgjedhjes së Popullit’ për të ndihmuar në administrimin e rajonit të Melitopolit.
Pamjet e ÇTV, të postuara në Telegram nga nënkryetari i zyrës presidenciale të Ukrainës, duket se tregojnë një grup burrash që shoqërojnë Fedorov nga një ndërtesë dhe nëpër një shesh.
Parlamenti i Ukrainës pretendoi se Fedorov ishte rrëmbyer nga 10 burra të armatosur, të cilët vendosën një qese plastike mbi kokën e tij. Rusia nuk ka komentuar mbi fatin e Fedorov.
Klipi, i cili është shpërndarë gjerësisht nga mediat ukrainase, besohet se është filmuar në Sheshin e Fitores së Melitopolit në Ukrainën juglindore.
/b.h