Një ditë më parë u zbulua se si Sali Berisha dhe Ilir Meta ishin nxitësit dhe organizatorët e protestës para Kryeministrisë, ku protagonistë që mbanin fjalime ishin anëtarë të komisionit të rithemelimit të PD.
Por me sa duket, koalicioni “Shtëpia e Lirisë” këtë protestë nuk e ka shfrytëzuar vetëm për sulme ndaj kundërshtarit politik, Edi Ramës, por edhe ndaj aleatëve perëndimorë që e kanë shpallur Berishën non grata, perëndimit dhe aleatëve të tij.
Sic duket edhe nga fotot e protestës, mbështetësit e Berishës kanë ngritur postera me thirrje kundër perëndimit që i ka vendosur sanksione Rusisë.
“Sanksionet ishin për ne, apo për Rusinë”, lexohet në një poster. Kështu, protestuesit hedhin parrulla kundër perëndimit dhe sankioneve në bulevardin kryesor të Tiranës, pavarësisht se vendi ynë qëndron përkrah aleatëve perëndimorë në mbështetje të Ukrainës kundër agresionit rus./ Lexo.al/
/b.h
Unë nuk e lexoj kështu.Sanksione ka për popullsinë nga tregtarët e pandërgjegjshëm dhe ministrave të korruptuar të qeverisë Rama.Këtë gje s,e them për kryeministrin Edi Rama.Ai po përpiqet të bëjë çdo gjë që ka në dorë për ne.Duhen ndarë të korruptuarit e qeverisë me Zotin Rama për t të cilin kam respekt ❤️
Protest mish-mash, te perfshire derri e dosa! Qe kemi halle nuk diskutohet, por po shfrytezohen nga hijenat politike per agjenden e tyre antiamerikane ne radhe te pare!