Kryeministri Edi Rama po zhvillon takim me punonjës të sektorëve të ndryshëm në kuadër të “Paketës për Rezistencën sociale”
Rama:Më vjen mirë që mu dha mundësia të vij këtu, pasi prej kohësh dëshiroja ta njohja këtë realitet të këtij biznesi, sepse është një nga bizneset që nuk k pasur asnjë penalitet në gjithë historikun e tij.
Po shohim pasojat si gjithë vendet e tjera tek rritja e çmimeve, prandaj e vendosëm këtë paketë, që e futëm në fuqi menjëherë. Heqja e taksës mbi pagën deri në 400 mijë lekë, keni dhe 7% të ardhur plus, e ndarë mes jush dhe punëdhënësit dhe ajo që ka rëndësi është se të gjitha paratë që keni ju do i çoni në shtëpi. Është bërë si modë që pagat në vend janë 250 mijë, 300 mijë lekë, jo, menjëherë nga prilli paga minimale do rritet në 350 mijë lekë dhe çdo vit të rritet. Ambicia e këtij mandate është të mos ketë pagë nën 400 mijë lekë.
Çunat dhe burrat merren më shumë me llafe se sa me llogari, ndërsa vajzat dhe gratë këtu punojnë e u japin lekë për ato që quhen ‘punët e tyre’. Kurt ë shkoni në shtëpi hidhni një sy faturës së energjisë dhe shumëzojeni me 7, aq është çmimi sot.
Nuk është koha të vëjme kujën, i vetmi vend i botës, se thonë këta që kriza s’ka lidhje me luftën, ka shkuar deri në Australi. Ju nuk vini këtu me vetura, ju vini këtu me furgon, autobus po ka shumë e shumë si ju që marrin autobusin, prandaj kemi vendosur 5 mln dollarë që të mos rritet cmimi i biletës.
Do zoti kjo punë nuk zgjat, se nuk e dimë sot dmth se si do të shkojë puna por flasim në këto kushte. Duhet të jemi realist kur bëjmë llogari, se bëhen mbi fakte, është njësoj si të shkoni ju në shpi dhe t’ju thonë burrat që shkoni dhe bëni demostrata. Fermerët do ti mbështesim që të marrin naftë plus pa taksa. Kjo është paketa që do të bëjmë.
Kur të shkojnë te ‘Shën Pjetri’ most u thotë do shkosh në ferr se njerëzve që kanë punuar për ty nuk u ke dhënë
Jam shumë i gjatë dhe nuk ulem dot për të future dot duart në xhepate tjerve dhe kur shkon në varr nuk punon karta e kreditit. Pronarët duhet ta kuptojnë këtë gjë.
/b.h