Ish-ministri i Drejtësisë, Eduard Halimi ka reaguar për protestën e qytetarëve ndaj çmimeve të rritura si dhe deklaratën e kryeministrit për mosheqjen e taksave mbi naftën.
Halimi shprehet se nuk është 1, por disa taksa mbi naftën dhe shtron disa pyetje. Sipas tij, çmimi i tabelës që merr qytetari naftën – p.sh 217 lekësh/litër sot, shteti fiton 111.7 lekë nëpërmjet 6 taksave.
Në një postim në FB, ai shkruan:
4 pyetje shtesë për naftën, bordin qeveritar, dhe një analize mbi çmimin!
Meqenëse qeveria tha dje se jo 3.000 qytetare por 45.000 te mblidhen unë nuk heq taksen mbi naftën, (duke nënkuptuar sikur ishte vetëm 1) le te shtrojmë edhe 4 pyetje te tjera pas atyre 8 dje:
1. Sa është numri i taksës/ve mbi naftën, 1 siç thotë KM apo 32?
2. A është e vërtetë se nga çmimi 217 lek/litër sot qeveria takson çdo litër naftë me 111.7 l/litër?
3. A është e vërtetë se çdo shitësi me pakicë (pikë karburanti) i ngarkohen një barrë prej 26 taksash e tarifash të tjera nga pushteti/qendror lokal?
4. A ulet çmimi i tabelës risheh nëse qeveria duke ulur një ose disa nga këto 26+6 = 32 taksa e tarifa?
Për të ndihmuar qeverinë se ndoshta është e zënë me përgatitjet për koncertin e ditës së verës nesër, le tia spjegojme pak qytetareve.
Sot është se çmimi 217 lek/l që blejnë qytetarët sot përbëhet nga:
1. Çmimi (kosto+fitim) i prodhimit, transportit, ngarkimit, shkarkimit, shitjes me shumicë/pakicë
2. Taksat që lëvrohen për llogari të shtetit mbi një litër (111.7 lekë/litër).
b. Akciza 38.22 lekë/litër
c. Tatimi mbi vlerën e shtuar (TVSH) 36.16 lekë/litër
d. Taksa e qarkullimit 27 lekë/litër
e. Taksa e karbonit 3 lekë/litë
f. Taksa e markimit 0.6 lek/litër (koncesionari)
g. Skanimi 1.4 lekë/litër (koncesionari)
Pra nga ai çmimi i tabelës qe merr qytetari psh 217 lekesh/liter sot, shteti merr 111.7 dhe vetëm nepermjet 6 taksave/tarifave me siper
Dhe nëse shteti do të hiqte te gjithë detyrimet fiskale çmimi i naftës do te ishte 105.22 lek (diku tek 0.85 eur/per liter) i marrin te gjithë se bashku ata qe nxjerrin, prodhojnë, transportojnë nga vendi i prodhimit, ngarkojne, shkarkojne, depozitojne, shesin me shumice, pakice, dhe deri tek pagesa punonjesi apo roja i pikes se karburantit.
Por qeveria nuk ndalet këtu. Çdo shitës me pakicë (pike karburanti) ka dhe plot 26 taksa e tarifa te tjera!
Shihni tabelën me poshtë:
/b.h