Kryeministri Edi Rama po zhvillon një takim me bizneset për të prezantuar Paketën e Rezistencës Sociale.
Kreu i qeverisë tha se gati gjysma e të punësuarve në Shqipëri janë me një pagë më të lartë se paga minimale.
‘ Deri në fund të mandatit, paga minimale do të shkojë deri në 40 mijë lekë. Gati gjysma e të punësuarve në Shqipëri janë me një pagë më të lartë se paga minimale.’– tha Rama.
Me tej, kryeministri Edi Rama tha se nuk jemi këtu për të ulur çmimin e naftës për ato që duan të furnizojnë Furostradat dhe x5 për të bllokuar rrugët e atje dhe për t’i mbajtur njerëzit në rrugë në këtë kohë lufte. Kreu i qeverisë tha se Shqipëria është i vetmi vend në botë që po proteston, jo për tu solidarizuar me Ukrainën, por për rritjen e çmimeve nga lufta.
/b.h