Një ditë pasi prezantoi Paketën e Rezistencës Sociale me 7 pika për t’iu gjendur pranë qytetarëve për rritjen e çmimeve, kryeministri Edi Rama pritet që të zhvillojë një bashkëbisedim për të informuar punonjës në sektorë të ndryshëm për këtë paketë, ndërhyrjet e qeverisë dhe efektet e krizës ndërkombëtare në ekonomi.
“Zerimi i taksës mbi pagat deri 40 mijë lekë të rinj dhe përgjysmimi i saj mbi pagat deri 50 mijë lekë të rinj, hyjnë në fuqi në prill. 20 miliardë lekë të rinj ose 200 milionë USD për të mbajtur të palëvizur çmimin e energjisë elektrike në faturat e familjarëve dhe bizneseve të vogla”, ka shkruar Rama.
Kujtojme se, pas mbledhjes me qeverinë, kryeministri Edi Rama prezantoi 7 masat e marra, ku shpjegoi se do të kompensojnë me 3 mijë lekë rritjen e çmimeve të shportës për shtresat në nevojë. Kjo shumë do të përfitohet për 3 muaj nga pensionistë që marrin më pak sesa gjysma e pagës minimale, pensionistë të invaliditetit, pensionistët që jetojnë vetëm, personat me aftësi të kufizuar, paraplegjikë, tetraplegjikë apo të verbër dhe të gjitha familjet me ndihmë ekonomike.
/b.h