Ish-Presidenti Donald Trump vazhdon kritikat ndaj kundërshtarit të tij, Joe Biden.
Trump ka pohuar se personaliteti i tij e mbajti SHBA-në jashtë luftës gjatë katër viteve të tij në detyrë, duke thënë në një tubim në Karolinën e Jugut: “Unë isha i vetmi president në gati katër vite që nuk e futi Amerikën në ndonjë konflikt të ri”.
Ish-presidenti tha se SHBA duhet të eliminojë varësinë nga energjia ruse, duke shtuar se ai ka frikë se konflikti mund të çojë në Luftën e Tretë Botërore.
“Nëse mendoni se Putini do të ndalojë, do të bëhet gjithnjë e më keq,” i tha ai turmës.
/b.h