Media ndërkombëtare BBC ka bërë përmbledhjen e ditës së 17-të të luftimeve në Ukrainë që nga avancimi i trupave ruse në qytetin e Mariupolit deri te telefonata mes presidenti francez Emmanuel Macron, Vladimir Putinit dhe kancelarit gjerman Scholz. Sipas Macronit Putini nuk ka treguar ndonjë vullnet për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.
Ja zhvillimet kryesore:
-Në juglindje të vendit, në Mariupol forcat ruse kanë avancuar duke marrë kontrollin e -periferisë lindore të qytetit.
-Në qytetin e pushtuar të Melitopolit, trupat ruse janë përballur me një protestë të madhe nga banorët kundër rrëmbimit të kryebashkiakut Ivan Federov. Presidenti Volodymyr Zelensky e quajti rrëmbimin një “krim lufte”
-Zyrtarët ukrainas kanë pohuar se trupat ruse qëlluan ndaj një kolone me gra dhe fëmijë që po evakuoheshin, duke vrarë shtatë persona. Moska nuk ka komentuar ende mbi akuzat.
-Presidenti francez Emmanuel Macron ka thënë se Vladimir Putin nuk ka treguar ndonjë vullnet për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë gjatë një telefonate 75-minutëshe mes liderëve francezë, gjermanë dhe rusë.
-Zëvendësministri i jashtëm i Rusisë ka paralajmëruar Perëndimin se autokolonat e armëve që dërgojnë armë në pyjet e Ukrainës mund të bëhen objektiva direkte për trupat e Moskës.