Erion Braçe tregon publikisht biznesmenin që ka dyfishuar çmimin e vajit: A do ndëshkohet Ilir Linza?

Ilir Linza është biznesmeni, i cili duke shfrytëzuar panikun e qytetarëve, amullinë dhe situatën në Ukrainë, ka dyfishuar çmimin e vajit sipas deputetit Erion Braçe.

Nga 145 lekë për litër që ishte, vaji ‘Floriol’ është rritur në 345 lekë për litër ose rreth 3.5 USD, duke shokuar dhe rrjepur dhjetëra mijëra familje shqiptare.

Advertisements

Ilir Linza është pronar me 50 % të aksioneve të kompanisë “ERBIRON”, e cila tregton prej vitesh vajin ‘Floriol’, duke e importuar nga Hungaria. Administrator i kompanisë është Agim Ferra, i cili ka edhe 12.5% të aksioneve.

Pronarët e tjerë janë Ardian Ferra me 25 % të aksioneve dhe Vjollca Ferra me 12.5 % të aksioneve.

A do të ndëshkohen këto “matrapazë” për vjedhjen e shqiptarëve nga Autoriteti i Konkurrencës dhe prokuroria? Kjo mbetet për t’u parë.

Advertisements

Por tashmë e sigurt është se këto “matrapazë të pashpirtë” do të marrin mijëra mallkime nga shqiptarët.

Statusi i Erion Braçes:

UNE NUK KAM ASGJE ME TREGETARET!

UNE NUK KAM ASGJE ME TE PASURIT!

Pooooo, PROBLEMI IM JANE ABUZUESIT DHE ABUZIMI nder ta!

Termeti, pandemia, rinisja pas pandemise, kane sjelle ndryshime te kerkeses e ofertes ne nje ekuiliber te ri;

Lufta, paniku e paqartesia prej saj, ka zhvendosur kerkesen dhe ne kushtet e nje oferte te pandryshuar ende, po imponon nje ekuiliber te ri!
POR,

KY EKUILIBER NUK MUND TE ZHVENDOSET NE DEM TE QYTETAREVE PREJ ABUZIMIT, GRYKESISE PER TE FITUAR FORT TANI;
Duke bllokuar magazinat, ulur oferten permes uljes artificiale te sasise se mallrave ne qarkullim.

Zonje po te drejtohem ty sepse me thane qe kontrollon tregtimin e VAJIT FLORIOL; po te drejtohem ty sepse me thane qe produkti yt ka njohur nje rritje cmimi te llahtarshem-nga 145 leke per liter 25 dite me pare, ne 320 leke per liter dje e ne dyqanet e lagjeve cmimi arrin ne 345 leke per liter!

Cfare ka ndodhur me produktin tend? Me magazinen tende? Kur e ke sjelle furnizimin e fundit? Me cfare cmimi? Cila eshte norma jote e fitimit? A KA MORAL KY FITIM?

Per mua jo!

Per organet fiskale duhet verifikuar deri ne fund!

Next Post

Comments 1

  1. leka says:

    Kur shteti nuk ka rezerva te shportes ku hyn dhe vaji ,doemos ka abuzime .Hiqeni nga mendja se tregu vendos cmimet .Shteti ne BE te lejon deri ne 15%marzh fitimi dhe jo trefishin.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

LAJMET E FUNDIT

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com