Një nënë ukrainase ndihet e trishtuar dhe e turpëruar për djalin e saj, për të cilin thotë se është një pilot i ushtrisë ruse që bombardon vendin e saj të lindjes.
Elena Golovenskaya shpërtheu në lot para kameras, duke zbuluar veprimet e të birit, për të cilat është e turpëruar por njëkohësisht e trishtuar. Nëna ukrainase nxitoi t’u kërkojë falje bashkatdhetarëve të saj pasi djali i saj ndjek urdhrat e presidentit rus Vladimir Putin .
Majori rus Alexei Golovensky thuhet se u tha ukrainasve që e mbanin rob se ishte nisur nga Krimea dhe po kryente fluturime zbulimi në emër të forcave ajrore ruse.