Një zjarr raportohet se ka rënë në një zonë kodrinore mes fshatrave Peshkëpi dhe Kropisht të Vlorës. Panorama.al ka siguruar edhe pamjet e zjarrit, ndërsa mësohet se rrezikohen të digjen edhe stanet.
Deri tani raportohet se janë djegur plantacione me ullishte dhe shkurre, ndërsa nuk rrezikohen banesat.
Ende nuk dihet nëse zjarri është aksidental apo i qëllimshëm.