Në një intevistë për emisionin ‘Kjo Javë’ me Nisida Tufën në Neës24, kryeministri Edi Rama, u shpreh ndjehet me turp nga protesta e zhvilluar në Tiranë sot, pasi sipas tij Shqipëria është i vendi i vetëm anëtar i NATO-s ku protestohet për pasojat e luftës.
E quajtët një pakicë e çartur… gjithkush ka të drejtë për protestë
Rama: Patjetër, nuk vura në dyshim idenë e protestës, jam shumë i vëmendshëm ndaj protestave. Dhe kur shoh që e drejta anon nga ana e protestuesve, jam njeriu që pasi shoh këtë gjendje reagoj. E bukura e demokracisë është që ësht ënjë sistem që gjithkush mund të jap një kontribut. Po këtu bëjmë fjalë për një kohë lufte. përsëritje të rëndomtë të ulët, të së njëjtës gjë që kemi parë në kohë paqe. Dhe unë ia njoh edhe fjalorin, këngët banale, pathosin patriotik. Është e njëjta gjë, Sot nuk jemi në kushtet kur mund ta turpërojmë vendin tonë dhe të tregojmë shpërfillje të atyre që po humbin jetën. Sot kemi nevojë të bashkohemi. Është e vërtetë ajo që thatë ju për çmimin, sic eshtë e vertetë që është më i lartë në rajon por jo në Europë, ndërkohë asnjë vend i rajonit nuk ka zero taksë për biznesin e vogël, taksa mbi pagën nuk është kaq e ulët, nuk ka kontribute shoqërore dhe shëndetësore kaq të ulëta. Ndaj kemi bërë një zgjidhje të qartë, dhe kam thënë Po do taksojmë më shumë naftën, është një produkt ndotës, ata që ndosin duhet të paguajnë. Nëse themi nuk ka çmim si ky, duhet të shohim faktet dhe se cfarë po bën qeveria, për të përballuar atë që është gjëja më e rëndë, kriza energjitike, dhe si po i gjendet familjeve për të mos lejuar rritjen e çmimit. Ndaj është e pamundur të shohim vetëm njërën pjesë. Nëse do ulnim taksat e naftës, do dilnim zbuluar në anën tjetër. Energjia do prekte shumë më tepër njerëz dhe atëherë do shohim sec është dhimbja e vërtetë.
Është një protestë e organizuar nga politika. I kanë mbledhur ata që i kanë mbledhur gjithmonë. Është e pamundur që të vijnë njerëz nga Vlora a Kukësi. Është e njëjta kulture e gjuhë. Është e njëjta dorë nuk diskutohet, e njerëzve të paskrupullt. Mesazhi skandaloz jepet në një moment luftë reale. Nuk është as sajesë por luftë reale. Janë shpërngulur mbi 2 milionë njerëz. Është e tmerrshme që të turpërohemi nga ata njerëz që vijnë këtu, shajnë, e përdorin fjalën vjedhje pa galje. Nuk është ky populli shqiptar. Këta janë një turp i madh.