Pamje te trishta vijne nga Ukraina, atje ku edhe femijet jane detyruar te marrin armet per t’u mbrojtur.
Po bën xhiron e botës, të mediave dhe të rrjeteve sociale imazhi i një vajze 9-vjeçare ukrainase. Autori është babai i vajzës së vogël, Oleksii Kyrychenko, i cili postoi foton në Facebook dhe shpjegoi: “E mora për të tërhequr vëmendjen ndaj agresionit rus në Ukrainë. Është pushka ime, ia dhashë vetëm asaj për një foto”.
Imazhi u postua gjithashtu në Twitter nga ish-presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk , i cili shkroi: “Ju lutemi mos i tregoni asaj se sanksionet më të rënda do të ishin shumë të shtrenjta për Evropën”.
Në Instagram, Kyrychenko postoi gjithashtu një imazh tjetër të vajzës së saj me pushkë dhe lëpirëse në gojë: këtë herë vajza e vogël nuk është ulur në parvazin e një dritareje të thyer, por është në këmbë dhe ka veshur një xhaketë rozë.