Kiev mund të jetë Stalingradi i ri i Rusisë, në betejën e përgjakshme mes forcase ruse dhe ukrainase për të marrë kontrollin e qytetit, sipas një deklaratë të një deputet ukrainas për BBC.
Sviatoslav Yurah, deputet i Ukrainës dhe një ish-këshilltar i Presidentit Zelensky, tha se kryeqyteti është përballur me një “breshëri” raketash gjatë natës, duke theksuar se në periferi të qytetit vazhdojnë ende luftimet e ashpra.
Por ai paralajmëroi se Rusia duhet të përgatitet për humbje të mëdha nëse forcat ruse përparojnë në qytet.
“Është një qytet masiv me miliona njerëz dhe nëse rusët përpiqen të hyjnë, do të ketë një luftë shumë të madhe. Kiev do të jetë Stalingradi i ri,” tha ai, duke iu referuar betejës më të përgjakshme të Luftës Botërore, në të cilin vdiqën rreth 1.1 milion trupa sovjetike dhe 800,000 trupa naziste gjermane dhe rumune.
Beteja e viteve 1942-43 ishte një pikë kthese, e cila ndaloi përparimin nazist në Rusi.
“Askush nuk do të dorëzohet,” përfundoi ai.
g.kosovari