Një grua ukrainase u hodh në erë brutalisht nga një tank rus teksa blinte ilaçe për nënën e saj të sëmurë.
Valeriia Maksetska, 31 vjec, e cila punonte në një organizatë partnere të USAID-it, dyshohet se u vra së bashku me nënën e saj dhe shoferin e tyre në një fshat afër Kievit.
Thuhet se mjekja e guximshme vendosi të qëndronte prapa për të ndihmuar civilët e rrethuar nga rusët derisa mamasë së saj, Irina, i mbaruan ilaçet dhe ata morën vendimin për të ikur.
Ndërsa Valeriia, Irina dhe shoferi i tyre, Yaroslav, prisnin në makinë që një autokolonë rus të kalonte në një rrugë në perëndim të Kievit, një tank thuhet se hapi zjarr mbi ta.
Administratorja e USAID-it, Samantha Power, pretendoi se të tre u vranë në pritën e tmerrshme nga tiranët e Vladimir Putinit .
Zonja Power tha se Valeria, një punonjëse në Chemonics, u vra tragjikisht pak para ditëlindjes së saj të 32-të.
Ajo tha: “Jam jashtëzakonisht e trishtuar që ndaj vdekjen e Valeria ‘Lera’ Maksetska – ukrainase krenare , partnere e dashur zbatuese e USAID-it dhe udhëheqëse e shkëlqyer, e dhembshur për ndërtimin e kohezionit social dhe luftimin e dezinformimit. Ajo u vra nga ushtria ruse pak para ditëlindjes së saj të 32-të.”/m.j