Një studim i botuar në revistën prestigjioze shkencore The Lancet ka analizuar vdekjet totale të dyvjeçarit 2020-21 në 187 vende të botës.
Ato janë krahasuar me vdekjet e pritshme nqs s’do kishte pandemi (bazuar në historikun statistikor të vdekjeve para pandemisë), për të përllogaritur se sa është shtuar numri i vdekjeve gjatë pandemisë (https://www.thelancet.com/journals/lancet/article/PIIS0140-6736(21)02796-3/fulltext ).
Shqipëria rezulton me rreth 17400 vdekje më shumë seç do të kishte patur normalisht gjatë dyvjeçarit 2020-21 (në qoftë se s’do kishte ardhur Covid-19 në vend).
Mortaliteti i përllogaritur nga studimi është 5.4 herë më i madh se sa mortaliteti i drejtpërpërdrejtë nga Covid-19, i raportuar zyrtarshit nga autoritetet mjeksore shqiptare.
Kjo mospërputhje mes shifrës zyrtare dhe asaj të përllogaritur nga studimi është sa dyfishi i mesatares së mospëerputhjes në Ballkan.
/b.h