Në Korçë protestohet ditën e sotme kundër rritjes së çmimeve. Qytetarët janë pozicionuar në rrethrrotullimin e hyrjes së Korçës një nga arteriet kryesore pasi bllokon qarkullimin për të hyrë në qytet apo për të shkuar në drejtim të Kapshticës dhe Tiranës.
Gazetarja Daniela Zisi ka raportuar se aty janë mbledhur me dhjetëra qytetarë. Ata janë organizuar edhe nga PD, por dhe me njëri tjetrin nëpërmjet rrjeteve sociale.
Sapo ka mbërritur deputeti Edmond Spaho qytetarët anë avancuar dhe kanë tentuar që të bllokojnë rrugën. Policia ka prej disa minutash që t’i shtyjë nga rruga dhe kërkon që ta zhvillojnë protestën në trotuar.
Siç duket edhe nga kjo video, ka pasur një konfrontim mes qytetarëve dhe policisë. Përplasje me policinë ka pasur edhe Spaho.