Një 29-vjeçar ka rënë në prangat e policisë ditën e sotme në Bulqizë, i akuzuar se ka përndjekur dhe shantazhuar një 31-vjeçare.
Sipas Policisë, i riu, Alfred Cera, kërcënonte gruan me mesazhe në telefon dhe e përndiqte vazhdimisht.
Pas denoncimit të saj në Polici, i riu u prangos në flagrancë nga Policia e Bulqizës dhe materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër për veprime të mëtejshme.
/a.r