Lufta tashmë ka prekur çdo qelizë të Ukrainës, në ditën e 16 të ndërhyrjes së padrejtë të trupave ruse në territorin.
Mediat ukrainase raportojnë se natën e fundit shpërthime të fuqishme janë regjistruar në qytetet e Lutsk dhe Dnipro, të cilat ende nuk e kishin ndjerë luftën pranë.
Në Lutsk bombardimet ruse shënjestruan një aeroport, ndërsa zyrtarët flasin dhe për një fabrikë ku riparoheshin avionët luftarakë.
/a.r