Policia e shtetit ka shoqëruar në komisariat një gazetar nga Bulqiza pas protestës që u mbajt në këtë qytet. Bëhet fjalë për gazetarin Sami Curri, bashkëpunëtor me disa media në Tiranë.
Arsyeja e policisë ishte thirrja që ai kishte bërë në rrjetet sociale që qytetarët t’i bashkoheshin në një tubim kundër rritjes së çmimit të naftës.
Protesta është mbajtur në “Rrugën e Arbrit” në mënyrë paqësore dhe më pas është shpërndarë.
Ajo ka zgjatur rreth 1 orë ku kanë marrë pjesë disa dhjetëra qytetarë. Çuditërisht edhe pse kishte marrë leje në polici, gazetari Sami Curri është shoqëruar në komisariatin e policisë në Bulqizë.
/a.r