Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka ka reaguar në lidhje me sulmin që Rusia ka bërë ndaj një spitali në qytetin Mariupol ku janë vrarë shumë civilë.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale, ministrja Xhaçka thekson se vrasja e civilëve, shkatërrimi i materniteteve, shndërrimi i infrastrukturës civile në gërmadha, janë krime që duhet të dënohen nga e gjithë bota.
Ajo thote se ka udhëzuar ekipin tonë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së që të koordinojë punën me partnerët për t’i bërë presion Rusisë që të ndalojë sulmet ndaj civilëv
“Të tmerruar nga sulmi Rus në spitalin në Mariupol në Ukrainë. Nuk ka fjalë për të shprehur dhimbjen dhe indinjatën për këtë akt barbar. Vrasja e civilëve, shkatërrimi i materniteteve, shndërrimi i infrastrukturës civile në gërmadha, janë krime që duhet të dënohen nga e gjithë bota.
Udhëzova ekipin tonë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së që të koordinojë punën me partnerët për t’i bërë presion Rusisë që të ndalojë sulmet ndaj civilëve”, shkruan Xhaçka.
g.kosovari