Një atentat iu bë Admir Bajrit 38 vjeç këtë mbrëmje në Dobraç të Shkodrës.
Mbiemri i tij nuk është i padëgjuar, pasi ai është pjesëtar i grupit “Bajri”.
Makina e llojit “Mercedes Benz” tip “ML”, ku ndodhej Bajri bashkë me të ënëm është bërë shoshe nga plumbat. Kryesisht në derën e përparme të mjetit, ku ulet pasagjeri, dallohen shenjat e vrimat që ka krijuar breshëria e plumbave. Bajri ndodhet në gjendje të rëndë në spital. Atij iu bë atentat teksa ecte me nënën e tij.
Policia informon se ngjarja ndodhi rreth orës 18:30, në lagjen Dobraç në Shkodër ku në rrethana ende të pa qarta është plagosur me armë zjarri Admir Bajri 38 vjeç banues në lagjen Dobraç, i cili po udhëtonte me mjetin e tij tip Benz.
Shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën dhe vijon krehja për kapjen e autorit/ëve.
g.kosovari