Kryeministri Edi Rama ka mbledhur sot gazetarët në Kryeministri, për të folur rreth energjisë elektrike dhe rritjes së çmimeve që dikton lufta në Ukrainë.
Ai ka bërë me dije krijimin e një komitet ndërministror për përballimin e pasojave që do të sjellë lufta në Ukrainë.
Rama tha se sa i përket naftës, qeveria nuk mund të ndërhyjë në tregun e lirë.
“Duhet të përgatitemi për çdo skenar. Askush s’e di se sa do të zgjasë dhe çfarë do të ndodhë. Jemi në të njëjtat kushte si me pandeminë, me armikun e padukshëm. Prandaj edhe sot përgatitemi për disa skenarë. Për këtë arsye po ngrejmë komitetin ndërministror dhe jemi ulur që në ditën e parë për skenarët. Më i vështiri dhe dramatiku është të ndërpresim furnizimet në mënyrë drastike të burimeve të energjisë. Qëllimi është të mbrohemi tani. Sa na përket neve në masat tona modeste, qeveria do bëjë çmos të mbrojë njerëzit tanë. Nuk është një film, por një luftë reale” – tha Edi Rama.
/a.r
VIJON…
Ti o miku im qysh se ke ardhur ne pushtet vetem katastrofa ke sjelle.