Një 43-vjeçar i ka shpëtuar mbrëmë atentatit për herë të dytë në Lezhë. Aleksandër Deda, 43-vjeç ka qenë shënjestrës e atentatorëve, ashtu si edhe në dhjetorin e vitit 2020 ku mbeti i plagosur. Policia ka nisur krehjen e zonës dhe ka shoqëruar disa persona.
Ka qenë vetë 43-vjeçari, i cili ka njoftuar se në afërsi të një lokali në dalje të qytetit të Lezhës është qëlluar me armë zjarri në drejtim të tij, i cili nuk ka marrë asnjë dëmtim. Policia ka shkuar në vendngjarje dhe gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes dhe krehjes së zonës nuk kanë konstatuar gëzhoja.
Grupi hetimor vijon punën intensive për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, si dhe për gjetjen dhe fiksimin e çdo provë që mund të çojë në identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.
/a.r