Duke komentuar zgjedhjet e 6 Marsit, analisti Lorenc Vangjeli tha për ‘Kontrast’ se Lulzim Basha dhe Sali Berisha janë dy aleatët më të qëndrueshëm të Edi Ramës.
Sipas tij, Basha është një aleat më i mirë sesa kreu i grupit parlamentar të PS, ndërsa Berisha më shumë se gjysma e këtij grupi.
“Basha dhe Berisha janë dy aleatët më të qendrueshëm të Edi Ramës. Basha është më i dobishëm si aleat për Ramën edhe se vetë Taulant Balla, kryetar i Grupit Parlamentar të PS. Ndërsa Sali Berisha është aleat më i mirë po për Ramën, sesa më shumë se gjysma e Grupit Socialist Parlamentar” – tha Vangjeli.
/a.r