Dhëndri i ish-kryeministrit Sali Berisha, Jamarbër Malltezi ironizon kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha pas humbjes në zgjedhjet e pjesshme vendore.
Pas deklaratës së Bashës se nuk ka humbur asnjë betejë zgjedhore, Malltezi shkruan në një postim në facebook se Basha nuk gënjen, pasi zgjedhjet “i shet, ndaj gjithnjë del me fitim”.
“Të vërtetën ka thënë. Ky i shet, ndaj gjithnjë del me fitim. Humbin të tjeret ky fiton! Cash. 29 milion lekë vec rroga mujore dhe 9 kompani nga e cila njera me fitim 1.3 miljon € brenda vitit të parë pas themelimit këto nuk ndodhin as në Rusi. Pengun e pazareve e paguajnë miliona për të mbajtur të përçarë opozitën!”, shkruan Malltezi./m.j