Një aksident shumë i rëndë ka ndodhur pak pas mesnate në Thumanë, në aksin rrugor Fushë Krujë-Milot. Si pasojë e përplasjes së dy makinave, kanë humbur jetën 4 persona.
Viktimat janë Artan Alushi 30 vjeç, Alfred Dika, 39 vjeçë, dy shoferët si edhe dy pasagjerët, Shkumbin Brati 20 vjeç e Almenia Karaj 16 vjeçe. Brati dhe Karaj ishin pasagjerë në mjetin e 30-vjeçarit Alushi.
Si pasojë e përplasjes së rëndë mes dy mjeteve ka mbetur e plagosur edhe një 34-vjeçare që udhëtonte në mjetin e Alushit. Ajo ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.
Në vendin e ngjarjes ka shkuar policia dhe po hetohet për të zbuluar shkaqet e aksidentit të rëndë.
/a.r