Ata paralajmëruan se nëse nje gje e tille nuk ndodh ai do të forconte kontrollin e tij në pushtet për të paktën një dekadë tjetër.
Thirrjet u bënë jehonë atyre të mëparshme nga senatori amerikan Lindsey Graham, i cili kërkoi që rrethi i ngushtë i Putinit ta vriste atë.
“A ka një Brutus në Rusi? A ka një kolonel Stauffenberg më të suksesshëm në ushtrinë ruse? E vetmja mënyrë si përfundon kjo është që dikush në Rusi ta nxjerrë këtë djalë. Do t’i bënit vendit tuaj – dhe botës një shërbim të madh.”
Fotot dhe videot e neveritshme treguan bomba thërrmuese ruse që bien mbi civilët.
Në Irpin, afër Kievit, vendasit të tmerruar u larguan pasi shtëpive iu vu flaka, pergatiti BW.