Përbërësit:
350g gjalpë e zbutur
675g sheqer
250 ml qumësht
1 lugë gjelle lëng limoni
90g kakao
260g miell
5 vezë në temperaturë dhome
15g sheqer vanilje
1 Nescafe 3n1 e perzier me 50ml ujë të valuar
Pluhur për pjekje
1 lugë çaji kripë
Përgatitja:
1. Nxejeni furrën në 165C. Përzjeni lëngun e limonit me qumështin dhe lëreni anash. Më pas, futni gjalpën dhe sheqerin në një enë të madhe dhe rrahini deri sa të zbardhet ngjyra dhe të inkuadrohet ajri, shkruan lajmi.net. Më pas, futni edhe sheqer vaniljen, vezët një nga një dhe përzjeni për disa minuta më shumë. Lëreni anash.
2. Në një enë hidhni miellin, kakaon, pluhurin për pjekje dhe kripën dhe përzieni. Nescafe-në e përgaditur futeni në qumështin me limon. Më pas, hidhni pak nga masa me miell, pak nga masa e qumështit tek ena me gjalpë deri sa të përfundojë e gjitha.
3. Lyejeni një tepsi 25 cm me gjalpë, hidheni brumin në të dhe futeni në furrë për 60-70 minuta ose deri sa një pirun i futur në të, të dalë i pastër. Shkrini 200 gr çokollatë dhe 20 gr gjalpë mbi avull dhe hidhjani kekut përmbi.
Ju bëftë mirë!