Suedia dhe Finlanda deklaruan se do të forcojnë bashkëpunimin mes tyre në fushën e sigurisë. Deklarata u bë nga kryeministrja finlandeze Sanna Marin, në një konferencë të përbashkët me homologen suedeze, Magdalene Andersson.
Të dy shtetet, të cilat ndajnë kufi ne Rusinë në Arktik, praktikisht u kërcënuan se i priste i njëjti fat si Ukraina nëse do të bashkoheshin me NATO-n.
Një ditë pasi kishte nisur pushtimi i Ukrainës, zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, paralajmëroi se futja e Finlandës ose Suedisë në NATO do të sillte një përgjigje të fortë nga ana e Moskës. “Do të kishte pasoja të rënda ushtarake dhe politike që do të bënin shtetin tonë të ndërmerrte hapa reciprokë”, citohet Zakharova nga agjencia shtetërore ruse e lajmeve.
Edhe pse Finlanda bashkëpunon me NATO-n në disa aspekte, nuk i është bashkuar zyrtarisht asaj. Muajin e kaluar, kryeministrja Sanna Marin tha se mundësitë që Finlanda të aplikonte për t’u bërë pjesë e NATO-s ishin të pakta, përgjatë mandatit të saj. Tema