Policia italiane ka sekuestruar një jaht në pronësi të Alexey Mordashov, njeriut më te pasur në Rusi, përpara se të futej në listën e zezë këtë javë nga Bashkimi Evropian pas sulmit të Moskës ndaj Ukrainës,. Një jaht i dytë në pronësi të Gennady Timchenko, një tjetër miliarder që ka lidhje të ngushta me presidentin rus Vladimir Putin, është gjithashtu i bllokuar në Imperia dhe do të sekuestrohet së shpejti, shkruan Reuters.
Sipas mediave, Lady M është ndërtuar nga ndërtuesit e anijeve amerikane Palmer Johnson në vitin 2013. Revista Forbes thotë se vlen 27 milionë dollarë. Mordashov e ndërtoi pasurinë e tij rreth prodhuesit rus të çelikut Severstal (CHMF.MM). Duke marrë parasysh asetet e të gjithë familjes së tij, Forbes vlerëson se Mordashov kishte një vlerë neto prej 29.1 miliardë dollarësh përpara se të goditeshin sanksionet, duke e bërë atë njeriun më të pasur në Rusi.
Masa pasoi konfiskimet e ngjashme në Francë dhe Gjermani këtë javë të jahteve që u përkisnin oligarkëve të tjerë rusë, ndërsa shtetet perëndimore zbatojnë sanksione masive, duke përfshirë ngrirjen e aseteve, në përpjekje për të detyruar Rusinë të tërhiqet nga Ukraina.