Ministrat e Jashtëm të G7, Kanadasë , Francës , Gjermanisë , Italisë, Japonisë, Mbretërisë së bashkuar dhe SHBA , nëpërmjet një deklaratë të përbashkët kanë dënuar pushtimin rus të Ukrainës, duke i bërë thirrje Moskës t’i japë fund agresionit të saj dhe të tërheqë menjëherë forcat e saj.
Ne i bëjmë thirrje Rusisë që të ndalojë sulme e saj veçanërisht në afërsi të centraleve bërthamore të Ukrainës. Çdo sulm i armatosur dhe kërcënim ndaj objekteve bërthamore përbën shkelje të parimeve të së drejtës ndërkombëtare.
Ne mbështesim iniciativën e Drejtorit të Përgjithshëm të IAEA-s, Grossi, të shpallur sot për një marrëveshje midis Ukrainës dhe Rusisë për të garantuar sigurinë dhe sigurinë e objekteve bërthamore në Ukrainë, pergatiti BW.