Autokolona ushtarake ruse e cila tmerroi botën pasi ishte e shtrirë më shumë se 60 kilometra rrugë, nuk ka avancuar dukshëm që nga fundjava.
“Besojmë se ukrainasit që hodhën në erë atë urë kishin absolutisht një efekt në ndalimin dhe kufizimin e lëvizjes së asaj kolone,” tha një zyrtar rus.
“Por besojmë dhe se ata kanë goditur kolonën në vende të tjera, si dhe në sulme të drejtpërdrejta.”
Më parë këtë javë, zyrtari rus tha se çështjet logjistike dhe të mbështetjes kanë kontribuar gjithashtu në përparimin e ngadaltë të kolonës.
SHBA-të besojnë se forcat ruse në kolonë po rigrupohen dhe po mësojnë nga gabimet e tyre ndërsa vazhdojnë të përpiqen të sulmojnë kryeqytetin ukrainas. SOT