Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim ka reaguar pas deklaratës së presidentit rus Vladimir Putin, se në Ukrainë po luftojnë mercenarë shqiptarë.
Përmes një postimi në “Tëitter”, Yuri Kim thotë se këto janë gënjeshtra për të ngritur dyshime dhe për të hequr vëmendjen nga e vërteta, e cila është pushtimi i paramenduar nga forcat ruse ndaj Ukrainës.
” Fushata ruse e dezinformimit është shumë e madhe. Këto janë gënjeshtra të krijuara për të mbjellë dyshime dhe për të hequr vëmendjen nga e vërteta, që është se Rusia ka pushtuar Ukrainën, se Rusia është e përfshirë në një sulm të paramenduar, të paprovokuar, të pajustifikueshëm ndaj një kombi tjetër sovran”, shkruan Kim./m.j