Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba njoftoi se ushtarët rusë po përdhunojnë gratë në qytetet ukrainase të pushtuara prej tyre, ndërsa shpreson që ata të cilët nxitën luftën të dalin para drejtësisë.
“Kur bien bomba në qytetet tuaja, kur ushtarët përdhunojnë gratë në qytetet e pushtuara dhe kemi raste të shumta, për fat të keq, kur ushtarët rusë përdhunojnë gra në qytetet e Ukrainës. Është e vështirë, sigurisht, të flitet për efikasitetin e ligjit ndërkombëtar.
Por ky është i vetmi mjet qytetërimi që kemi në dispozicion për t’u siguruar që në fund të gjithë ata që bënë të mundur këtë luftë do të dalin para drejtësisë. Dhe Federata Ruse si një vend që ka kryer një akt agresioni, gjithashtu do të mbajë përgjegjësi për veprat e saj”, akuzoi rende Kuleba.
Ai akuzon Rusinë për agresion dhe kërkon që të mbajë përgjegjësi për veprat e saj, ndërsa pret nga ndërkombëtarët që të ndihmojnë Ukrainën për të tejkaluar këtë situatë./m.j