Aijna Morozova, trajnerja e ekipit kombëtar të Ukrainës është evakuuar për shkak se ndërtesa e saj është goditur një raketë, gjatë sulmeve ruse në Ukrainë.
Morozova mbeti e bllokuar në rrënoja për disa orë. Mes luftës dhe përpjekjeve për ta ndihmuar, ajo i shpëtua nga një vullnetar i cili dëgjoi thirrjet e saj për ndihmë, pasi kishte mbetur e bllokuar.
Në një mesazh drejtuar Federatës së Notit në Ukrainë, ajo ka njoftuar se është gjallë , ndërsa ka publikuar edhe një foto të sajën, ku shihet se është dëmtuar pas bllokimit në rrënoja.
“Unë jam gjallë, pjesërisht e sigurt dhe shumë e mërzitur,” shkroi Morozva në një email drejtuar Federatës së Notit të Ukrainës, me një fotografi të saj që tregon plagët e saj, ndërsa shton: Kam qenë në godinën e HODA-s, ku kam punuar si vullnetare, duke rregulluar ushqimet për ushtarët dhe do të vazhdoj ta bëj.
Nuk mund të qëndroj mënjanë, ky është vendi im. Isha e mbyllur për dy orë, iu luta të gjithë perëndive, në të gjitha gjuhët që di. Nuk mund të lëvizja dhe qava duke menduar se do të vdisja e varrosur për së gjalli”, shprehet ajo./m.j