Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka thënë se rusët dhe ukrainasit janë “një popull”. Gjatë një deklarate, Putin ka vlerësuar ushtarët e tij “si heronj të vërtetë”.
Ai ka shpallur edhe një nderim pas vdekjes për një ushtar rus, për të cilin tha se hodhi veten në erë me granatë për të shmangur kapjen nga armiku.
Pasi deklaroi se ukrainasit dhe rusët se janë “një popull”, Putin shtoi se ukrainasit “janë kërcënuar dhe u është bërë lavazh truri”.
Po ashtu, Putin vijoi me pretendimin e tij se Rusi po lufton “neo-nazistët” dhe se civilët po përdoren si “mburoja njerëzore”.
Ndryshe nga çfarë kanë deklaruar në Ukrainë, sipas Putin, forcat ruse kanë siguruar korridore humanitare për civilët që të largohen.
Ai pretendon se janë nacionalistët ukrainas që po bllokojnë largimin e civilëve. Sipas Presidentit të Rusisë, “operacioni special ushtarak” po shkon sipas planit.
“Të gjitha objektivat që ishin vendosur po zgjidhen dhe po arrihen me sukses”, tha ai.
/a.r