Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka dhënë një konferencë tjetër për shtyp ku i ka bërë thirrje Perëndimit që t’i dërgojnë avionë luftarakë.
“Nëse nuk keni fuqinë që të mbyllni qiejt, [të impononi një zonë ndalim-fluturimi mbi Ukrainë] atëherë më sillni avionë”, ka thënë ai.
“Nëse ne nuk jemi më atëherë Zoti na ruajt… Letonia, Lituania dhe Estonia, do të jenë të radhës”, shtoi Zelensky.
Këto vende që ka përmendur Zelensky janë shtete anëtare të NATO-s, që do të thotë se nëse Rusia pushton ato, do të jetë në luftë me të gjitha anëtaret e aleancës.
/a.r