Gazetari Ksenofon Ilia, i cili e njeh mirë gjuhën e trupit ka komentuar sjelljet e dy liderëve Volodymyr Zelensky dhe Vladimir Putin. Në “Shqipëria Live”, Ilia tregoi se si presidenti ukrainas e shfaq që është në siklet duke qenë se vendi i tij është duke luftuar për liri pas pushtimit nga forcat ruse.
Ai është marrë në një intervistë nga gazetarët e CNN brenda ambienteve të presidencës ndërsa pas tij ndodheshin disa thasë dhe është tërësisht i pambrojtur. Ndërsa për Putin thotë se është më i rregullt, më serioz, por në fjalimin e tij shfaq tension në disa momente kur shfryn.
Ksenofon Ilia: Janë dy figura ndryshe. Putin i vendosur për ushtarak, është i rreptë në lëvizje ndërsa nga ana tjetër kemi një artist që shpreh me të gjithë trupin e tij. Zelensky fillon kruan qafën, tregon që është në siklet. Në videon e filmuar në datën 2, e kanë gjetur në korridoret e presidencës dhe është zgjedhje e gabuar se është në siklet për atë që i thonë. Nuk e di çfarë mesazhi kanë dashur të japin kur e kanë nxjerrë në atë vend ku mbrapa ka disa thasë sepse meshkujt e kanë problem të jenë të pambrojtur. Duket që është i lodhur dhe i pagjumë. Nuk e dimë sa ditë është pa gjumë. Për mua ajo intervistë është minus për Zelensky.
Putin e ka të regjistruar, mesazhi që jep tregon rregullsi. Nëse e dëgjoni me zë, në 2-3 momente shfryn, ka intensitet të brendshëm të cilin e jep. Nuk e dimë çfarë presionesh i kanë bërë apo i bëjnë. Ai ka tension, nuk i di arsyet pse e ka marrë vendimin për të nisur luftën.
/b.h