Pronari i Chelsea-t, Roman Abramoviçi është duke konsideruar rikthimin e Claudio Ranieri-t në postin e menaxherit, ka bërë të ditur e përditshmja sportive italiane “Tuttosport”. Miliarderi rus dëshiron që Ranieri të largohet nga Leicester City ku është duke arritur rezultate të mrekullueshme dhe gjendet aktualisht në pozitën e dytë në Premierligë, për të nënshkruar në Stamford Bridge, gjatë verës. Ranieri ishte në drejtim të Chelseas gjatë periudhës 2000-2004 para se të shkarkohej pikërisht nga Abramovich. Kampioni i Premierligës shkarkoi Jose Mourinho-n gjatë këtij sezoni dhe emëroi përkohësisht në detyrë Guus Hiddink-un i cili ka nënshkruar kontratë deri në fund të këtij sezoni.