Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli priti në takim ambasadorin amerikan, Greg Delaëie në të cilin janë diskutuar zhvillimet aktuale në vend dhe fillimin e sesionit të ri parlamentar. Aty është diskutuar edhe fillimi i sesionit të ri parlamentar dhe domosdoshmërinë e ecurisë normale të punimeve të Kuvendit, transmeton Koha.net. Sipas komunikatës nga Kuvendi i Kosovës, ambasadori amerikan përsëriti edhe njëherë mbështetjen e tij për vazhdimin e punës së Kuvendit konform funksioneve kushtetuese të tij, në shërbim të të gjithë qytetarëve të vendit. Ndërsa, sipas po të njëjtës komunikatë, Veseli theksoi nevojën e kthimit të dialogut në Kuvend ndërmjet të gjitha palëve, si mënyra e vetme për kapërcimin e mospajtimeve që kanë përshkuar tash e disa muaj raportet midis subjekteve politike.