Komuna e Prishtinës, e drejtuar nga Shpend Ahmeti, ka vendosur t’i rris çmimet e qirave ku veprojnë zejtarët, për 100 përqind. Njoftimin për ngritjen e këtyre çmimeve, zejtarët e kanë marrë nga Ndërmarrja Publike Banesore. Disa nga ta tregojnë se nuk kanë pasur asnjë njoftim për këtë vendim. Zejtarët për këtë sot edhe kanë protestuar. Dhjetëra zejtarë, që kanë dyqane në kryeqytet ia kanë zënë derën me mëngjes, Kryetarit të Prishtinës, Shpend Ahmetit. Protestën, ata e kanë bërë duke kundërshtuar vendimin e këtij institucioni për rritje të qirave, për lokalet ku veprojnë. Zejtarët kanë kërkuar nga Komuna që ky vendim të anulohet, pasi sipas tyre këtë çmim nuk kanë mundësi ta paguajnë.