Pala kosovare të premten i dërgoj Komisionit Evropian draft raportin për plotësimin e tetë kritereve të kërkuara nga BE-ja për liberalizmin e vizave. Komisioni Evropian kishte miratuar më 18 dhjetor raportin e tretë, përfundimtar, për progresin e Kosovës në përmbushjen e kërkesave të udhërrëfyesit të saj për liberalizimin e vizave. Ndërkaq kishin mbetur vetëm tetë kërkesa të papërmbushura. Sapo që Kosova të përmbushë këto kritere të fundit si dhe me sigurimin e masave efektive që mbeten për të parandaluar fluksin e ri të migrimit për në BE, Komisioni do të propozojë heqjen e obligimit për viza për qytetarët e Kosovës