Gjykata e Apelit e Kosovës, të premten, më 15 janar 2016, ka vendosur që të akuzuarve Albin Kurti dhe Albulena Haxhiu t’u ndërpritet masa e arrestit shtëpiak dhe të lirohen për t’u mbrojtur në liri. Kështu kolegji penal prej tre gjyqtarësh i kësaj gjykate, ka aprovuar si të bazuara ankesat e avokatëve mbrojtës, të personave në fjalë, kundër dy aktvendimeve të Gjykatës Themelore në Prishtinë, të nxjerra më 28 dhjetor 2015 dhe me 6 janar 2015. Kjo për faktin se atyre u dihet identiteti, vendbanimi, si dhe nuk ekzistojnë rrethana tjera të cilat tregojnë, se ekziston rreziku i ikjes, arratisjes, apo përsëritjes se veprës penale.